Kjo shtatore, sipas krijuesit të saj, Leszek Lyson ia kalon një shtatoreje tjetër të larte 12 metra që i ishte ngritur Papës së ndjerë në Kil.
Në qytetin polak Tschenstochau (Czestochowa) të shtunën është zbuluar shtatorja më e madhe në botë kushtuar Papa Gjon Palit të Dytë.
Monumenti i lartë 14 metra e tregon papën e ndjerë me një buzëqeshje të lehtë, me krahë të hapur dhe me kryqin e artë në qafë.
Shtatorja, e cila peshon rreth dhjetë tonë, sipas krijuesit të saj, Leszek Lyson ia kalon një shtatoreje tjetër të larte 12 metra që i ishte ngritur Papës së ndjerë në Kil.
Papa Gjon Pali, nderohet në atdheun e tij jo vetëm pas vdekjes së tij, në vitin 2005. Më shumë se 90 për qind të 38 milionë polakëve janë besimtarë katolikë. Shumë prej tyre presin me padurim shpalljen të shenjtë të idhullit të tyre nga Vatikani.
Në Tschenstochau (Czestochowa) gjendet po ashtu ikona e njohur e Madonës së zezë në Manastirin Jasna Gora të cilën për çdo vit e vizitojnë me mijëra besimtarë.
Ndërsa në qytetin perëndimor të Polonisë Swiebodzin gjendet shtatorja e Krishtit, e cila, me 36 metrat e saj është më e larta në botë kushtuar Jezu Krishtit.





