Dominik Szoboszlai ka rënë pre e një rrengu për datën 1 prill. Në ditën e gënjeshtrave, lojtari i Liverpulit dhe Hungarisë, iu tha se do të inaugurohet një statujë në nder të tij. Gjithçka rezultoi të ishte një makth për të, pasi mesfushori hungari u shtang kur pa realizimin në nder të tij. 24-vjeçari pa një statujë që jo vetëm nuk e përfaqësonte, por ishte mjaftueshëm tallëse për ta trembur. Ky krijim, që supozohej për kapitenin e Hungarisë, ishte po ashtu i përbërë nga rreth 1200 telefonë të shtypur. Një statujë që po tregonte riciklimet e kompanisë Telekom.
Pavarësisht çfarë pa, Szoboszlai qëndroi i fortë dhe pozoi me të. Më pas u pyet nga organizatorët nëse e pëlqeu. “Jo, isha afër largimit. Qëndrova sepse iu respektoj”, u shpreh i zhgënjyer lojtari i Liverpulit”. Po ashtu në një moment tjetër shtoi: “Nuk duket aspak si unë. Duket sikur prapanica ime u kthye mbrapsht”. Para se t’i tregohej se kishte rënë pre e një rrengu, Szoboszlait iu tha se statuja në fjalë do kalonte një tur.