Statusi në rrejtin social Facebook, për pak sa nuk i merr jetën një 18-vjeçari.  Debati ka ndodhur mes Emiljano Bashës, 26 vjeç, dhe një 18-vjeçari në Gjirokastër.

Ironitë dhe debatet ia lanë vendin ofendimeve, deri sa Basha e gjeti 18­-vjeçarin në Urën e Kardhiqit dhe më pas nisi të konfliktohej me të fizikisht.

Basha e goditi 18-­vjeçarin disa herë me sende të forta në fytyrë, kokë dhe trup, duke e plagosur.

Deshmitarët njoftuan ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës. Pak minuta pas ngjarjes, Policia arrestoi 26­ vjeçarin Basha.