TIRANË-Sot Kuvendi zhvillon sot seancën plenarë të radhës, por të fundit për vitin 2012. 

Kuvendi nisi punimet me diskutimin e p/ligjit "Për ratifikimin e ndryshimit të parë të Memorandumit të Mirëkuptimit për krijimin, organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe plotësimin me ekip të Qendrës së NATO-s për bashkërendimin e operacioneve speciale (NSCC)”. Pjesë e seancës së sotme, që është dhe e fundit për këtë sesion parlamentar, është dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për kryerjen e transportit hekurudhor kufitar ndërmjet të dyja vendeve, disa ndryshime në ligjin "Për peshkimin", disa ndryshime në ligjin "Për prokurimin publik", etj. 

Pjesë e axhendës janë dhe 3 ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndersa PDIU kerkon futjen e Rezolutes Came, ne kalendarin e Parlamentit. 

RUCI I PËRGJIGJET BERISHËS: RAMA TË OFROI TË SHKONIT BASHKË NË BRUKSEL, TI REFUZOVE

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruci si replikë ndaj akuzave të kryeministrit Berisha i kujtoi se ishte kreu i opozitës që i kërkoi të shkonin bashkë në Bruksel ,por ai e refuzoi. Ndërkohë, numri 2 i opozitës e cilësoi zgjedhjen e presidentit Nishani arsyen e parë të refuzimit të statusit. 

“Sa mirë do ishte që ti vërtet jo vetëm ta kishe hequr imunitetin, por të kishte veprim konkret që të fliste me shembuj konkret për luftën kundër korrupsionit që është plaga më e rëndë në qeverinë tënde. Po e di pse ndodh kjo se Berisha trumbeton se është hequr, ndërkohë që prokurorët veproijnë me kodin e procedurës që Kuvendi nuk e ka ndryshuar. E quani fitore zgjedhjen e presidentit, gabohesh. Këtu i dhe përgjigjen e parë dhe të fundit BE për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat dhe opozitës gjatë procesit të konsultimeve ai që ti ke shumë qejf ti zësh emrin në gojë, Edi Rama të propozoi tryeze bisedimesh që të zgjidhje presidentin, të bëjë reformë parlamentare dhe të dy bashkë të kërkonit statusin e vendit kandidat, por ti e refuzove pra je ti shkaktari për mos marrjen e statusit të vendit kandidat. E quan fitore të madhe atë që Kuvendi ka vendosur për institucionet kushtetuese, kjo është humbja më e madhe, pasi i ke kapur të gjitha institucionet kushtetuese. Si rezultat i politikës së gabuar quan sukses të madh reformat, nëse do kishe bërë reforma, do e jepnin efektin dhe sot nuk do ishim në krize dhe nuk do e rrisnim borxhin si rezultat i mosbërjes së reforma nuk ke rritje ekonomike”, deklaroi Ruci. 

BERISHA: GËZUAR VITIN E RI ZGJEDHËSVE, GËZUAR DEPUTETË E TOPALLI, ME FITORE NË VITIN 2013

Kryeministri Sali Berisha vendosi të mbyllë fjalimin në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2013 me urimin për mazhorancën, “me fitore në vitin 2013”. 

“Cështja e zgjedhjeve është interes i gjithë shqiptarëve që ato të jenë të përsosura në Shqipëri, por përveç kësaj ne duhet të ulemi të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të gjithë dhe t’u japim mundësi shqiptarëve kudo janë, të jenë një komb. Se roli i tyre në zhvillimin e rajonit, do jetë shumë më i madh dhe i suksesshëm. Urim, së pari për zgjedhësit shqiptarë, janë deputetë, ministrat kryeministrat e vërtetë të Shqipërisë, gëzuar vitin e ri. Gëzuar ju deputetë, gëzuar ju kryetarja e parlamentit, një vit i mbarë, me fitore në vitin 2013”. 

BERISHA: PARLAMENTI TË VOTOJË PLATFORMËN “TË BASHKOHEMI ME NJËRI-TJETRIN TË BASHKOHEMI ME EUROPËN”

Ndërsa i është referuar sërish festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së

Shqipërisë dhe idealit kombëtar, kryeministri Berisha kërkoi nga deputetët të votojnë rezolutën “Të bashkohemi me njëri-tjetrin të bashkohemi me Europën”. 

“Ideali kombëtar është ideali suprem. Të bëjmë gjithçka të çojmë përpara këtë proces në kuadër të integrimit të vendit në Europë. Shqiptarët në 100-vjetor vërshuan nga të katër anët për tu krenuar, nga Alaska në Afrikën e Jugut për të festuar 100-vjetorin e Shqipërisë, 100-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi pa të cilin s`mund të kishte asnjë zhvillim tjetër për shqiptarët kudo në botë. Është e domosdoshme që ky mesazh të lexohet dhe me guxim dhe Parlamenti të marrë një vendim historik për platformën “Të bashkohemi me njëri-tjetrin të bashkohemi me Europën” tha Berisha. 

Më tej Berisha kujtoi një nga seancat si më të rëndësishmen në Kuvend. 

“Ky vit ka pasur një seri seancash, por njëra prej tyre do përcillet vit pas viti deri në 200-vjetorin e pavarësisë së këtij vendi. Ishte seanca kur këtu u ulën familjarët të firmëtarëve të pavarësisë së Shqipërisë. Parlamenti nderoi ata burra e gra si pasardhës së patriotëve që përjetuan persekutimin, parlamenti u ngrit me atë seancë në lartësinë e duhur”. 

Në këtë pikë Berisha bëri thirrje që të bëhet gjithçka për procesin e integrimit. 
“Ndaj u bëj thirrje të nderuar deputetë, jashtë cdo tendence politizimi se ideali kombëtar është ideali suprem, të bëjmë gjithcka për të cuar përpara për këtë proces, në kuadër të integrimit në Europë”. 

QARKU FIER, BERISHA, RAMA FAJËSON RUCIN SA HERË I LEVERDIS DUKE
 

Duke iu rikthyer cështjes së qarkut të Fierit, kryeministri Berisha akuzoi Ramin se përdor kreun e grupit Gramoz Ruc sa herë i leverdis. 

‘Kjo nuk ndodh në diktaturë se të presin ato që të presin, por në liri ndodh rëdomtë. Pasi paraqiti Fierin si pretekst tjetër që nuk ja përligji as edhe një njeri i vetëm fajëson Gramozin, i thotë të huajve se nuk më lejon Gramozi, e shumëzon 10 herë me 0 sa herë do Gramozin e të tjerët. Kur i leverdis i thotë se janë më të mirët për mua. Nuk i kam personale por i them të vërtetat sic janë. Pra ligjet bllokohen dhe mbahet muri, por demokracia ndaj është janë për tu mësuar, dhe për ta fshirë nga faqja e dheut atë mur për të ecur drejt Evropës sic e meritojnë”,- tha Berisha. 

STATUSI, BERISHA: BLLOKIMI I RAMËS I PAPRECEDENTË, PS SHPIF THASHETHEME

Numri 1 i qeverisë gjatë fjalës së tij theksoi se Kuvendi i dha vendit një president me integritet të lartë, dinjitet, atdhetari dhe përkushtim të shkëlqyer, ndërkohë u ndal tek i vetmi problem “mosmiratimi i 3 ligjeve”, për të cilin fajësoi opozitën dhe liderin e saj. Berisha e cilësoi bllokimin e PS-së si të paprecedentë duke e cilësuar si rast unik në BE. 

“Komisioni Evropian i dha Shqipërisë tre ligjet me qëllim marrjen e statusit, por të cilat qëndrojnë të bllokuara si mur për bllokimin e procesit të integrimit nga kreu i opozitës. Ky bllokim nuk ka ndodhur kurrë në historinë e BE, kurrë ndonjëherë një lider i një force kryesore politike nuk ka guruar të ngrihet kundër interesave të kombit të tij dhe të përdorë votën e qytetarëve që kanë si ëndërr kryesor integrimin, për të bllokuar ata”,- theksoi berisha. 

Shefi i qeverisë sqaroi edhe një herë se marrja e statusit të BE-së nga Shqipëria nuk lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ndërkohë që akuzoi opozitën për dezinfomim, sic bënë gjatë procesit të marrjes së ftesës për NATO. Sipas Berishës e BE-së kanë të bëjnë me dëshminë që palët duhet të japin për procesin e integrimit. 

“Për muaj të tërë dëgjuar avoketërit e këtij bllokimi se dhënia e statusit lidhet me zgjedhjet. Ato janë proces kryesor i demokracisë. Por, zgjedhjet e 2009 që përmbushen standardet e OSBE nuk lejuan që statusit të lidhet me zgjedhjet. Natyrisht hapja e negociatave është lidhur dhe do lidhet m zgjedhjet, por jo statusit. Shqipëria, demokracia, lufta kundër krimi dhe korrupsionit kishin bërë të mundur që KE, institucioni kryesor që merr në shqyrtim në këtë proces veprimtarinë e të gjitha ministrive dhe agjencive të vendit konkludoi se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat ndaj duhet të votohen tre ligjet. Jo se këto ligje kanë vakum, por si një dëshmi se të gjitha palët janë për procesin e integrimit. Kjo në mënyrën më paradoksale nuk ndodhi. KE në fillim të dhjetorit, po kështu Këshilli i Ministrave dhe me pas PE, tre instucionet themelore qartësuan se kushti i vetëm për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë ishte votimi i tre ligjeve dhe jo zgjedhjet e ardhshme. Makineria e dezinformimit qarkullon të njëjtat thashetheme dhe shpifje që qarkulluan në prag të marrjes së ftesës në NATO”, theksoi Berisha. 

SEANCA E FUNDIT, BERISHA: HUMBËSI KËRKON NDRYSHIME LIGJI CDO 4 VJET

Kryeministri i vendit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka përgëzuar punën e bërë gjatë vitit 2012 nga ligjvënësit shqiptarë, të cilët arritën miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme sic ishte reforma zgjedhore apo heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë, nuk ka kursyer as sulmet dhe akuzat ndaj PS-së dhe liderit të saj. 

“Është njëë rast shumë i vencatë për mua të shpreh nderimin tim të madh për punën e madhe që ka bërë ky tempull i demokracisë gjatë vitit 2012. Të shpreh vlerësimin tim për votimin e reformave të mëdha, por edhe historike në parlamentin shqiptar gjatë vitit që lëmë pas, sic ishte heqja e imunitetit për të gjithë imunitarët e vendit, ka bërë Shqipërinë në këtë aspekt një vend me civilitet të lartë. Pa diskutim reforma zgjedhore përbën një sukses të madh, jo se ligji që u ndryshua kishte probleme, ai ishte i standardeve më të mira”, deklaroi Berisha. 

“Po ju garantoj se cdo mandat do të ndryshojë për faktin se humbësi fillon e grindet me ligjin ndaj nuk mbetet alternativë tjetër vetëm ndryshimi i tij cdo katër vjet”, shtoi Berisha. 

MJETET E KONFISKUARA, NOKA: DO INVENTARIZOHEN

Kuvendi po debaton të enjten në seancë plenare p/ligjin "Për trajtimin dhe destinacionin e mjeteve rrugore dhe lundruese të konfiskuara nga policia, deri më datë 30 dhjetor 2010", Drafti i propozuar nga ministria e Brendshme parashikon që ato mjete që nuk kanë probleme në ndjekje, hetim apo verifikim, do t'i kalojnë nën administrim Rezervave Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas destinacionit të parashikuar në legjislacionin në fuqi. 

Opozita e kundërshtoi p/ligjin si "të pazbatueshëm" dhe hartimin e tij si "të nxitur nga 'mafia e skrapit', klientë të qeverisë". 
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se janë rreth 4500 automjete të konfiskuara nga Policia. Por, sqaroi ai, me miratimin e këtij ligji në Ministrinë e Brendshme do të ngrihet një grup pune, i cili do të inventarizojë, në mënyrë të detajuar, të gjitha mjete motorike që janë në oborret e komisariateve dhe për të konkluduar më pas se sa prej tyre janë në gjendje pune dhe sa jo. Për ato që do të jenë funksionale do të shqyrtohet mundësia të kalojnë në Rezervat e Shtetit ose institucioneve që kanë nevojë. Ndërsa ato që janë jashtë përdorimit do të shiten për skrap dhe të ardhurat do t'i kalojnë buxhetit të shtetit", sqaroi ministri Noka.