Bruksel, 24 qershor 2014 – Një vlerësim për reformat e ndërmarra e ka cilësuar komisionari Për Zgjerim Stefan Fyle dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Në një konferencë për mediat ai saktësoi se statusi nuk është hapja e negociatave për anëtarësim por vlerësim për reformat e ndërmarra deri tani.
Më tej Fyle u shpreh se Shqipëria tashmë është një hap më afër drejt BE-së por ka ende sfida për të kaluar. “Ditë e shkëlqyer për zgjerimin. Shqipëria është një hap më afër drejt BE-së. Statusi është pasojë e reformave të Shqipërisë.”- është shprehur Fyle.
Më tej komisionari ka theksuar se muajt e fundit Shqipëria ka treguar vullnet politik për reformat.” Shqipëria ka ende sfida. Duhet ti konsolidojë këto reforma. Statusi për Shqipërinë tregon se zgjerimi është i besueshëm.”- u shpreh Fyle. Së fundi i theksoi se zgjerimi është një detyrë gjithëpërfshirëse.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





