22 prill 2014 – Çiljeta Xhilaga së fundmi, përmes një albumi të realizuar nga fotografi Juxhin Kurti, vjen tërësisht e transformuar.

Sigurisht që i shkon përshtat fjala “Të jesh një mama seksi si Çiljeta”!

Këngëtarja seksi e cila u diskutua mjaft nëpër rrjetet sociale që në daljet e saj të para në ekran dhe pas lindjes së djalit, duket se tashmë po bën një rikthim të bujshëm, duke u transformuar nga zeshkane në bionde.

Ka qenë vetë Çiljeta e cila ka falënderuar mamanë e saj, Majlindën, për këtë ndryshim që i ka bërë pas gjashtë vitesh.

Këngëtarja, e cila tani mban statusin mami, shquhet për format e bollshme dhe seksi të trupit edhe pas ardhjes në jetë të Fernandos, djalit të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/