4 qershor 2014 – E përditshmja “Wall Street Journal” i ka dhënë hapësirë sot lajmit për rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Shpresat që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian jane rritur të mërkurën pasi Komisioni Europian i dha nje miratim te fortë, edhe pse mund te mos jete i mjaftueshem per te mundur kundershtimin e Frances dhe Britanise se Madhe” shkruan Wall Stret Journal.
Në shkrimin analitik të publikuar ne siten online te Wall Street Journal theksohet Franca dhe Britania e Madhe mund te bllokojne kerkesen e Shqiperise per te qene pjese e BE-se qe nga muaji qershor.
Kjo, shkruan e perditshmja amerikane, pas fitores se bindshme te partive euroskeptike ne zgjedhjet europiane te muajit te kaluar.
Ne raportin e ri te Komisionit Europian vleresohet progresi ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe permiresimet ne sistemin e gjyqesor. Megjithate, Britani, Franca, Hollanda dhe Gjermania, katër vendet qe kundershtuan kandidaturen e Shqiperise per BE vitin e kaluar kane sinhjalizuar se do t’i marrin në shqyrtim pikat e ketij progresi raporti te KE-se”, citohet në shkrimin e publikuar ne Wall Stret Journal.
Sipas te perditshmes, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, e ka stimuluar vendin per anetaresim ne BE dhe refuzimin e vitit te kaluar ja adresoi paragjykimit te vendeve te tjera.
Statusi i vendit kandidat, Wall Street Journal: KE dha një miratim të fortë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Belind Këlliçi ndez flakadanë në Kuvend
Deputetët e PD zënë karriget e ministrave, rrethohen nga Garda!
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si Avokat i Popullit





