Britani e madhe, 15 qershor 2014 – Burime qeveritare kanë konfirmuar për gazetën “The Sunday Times” se Britania e Madhe do ta mbështesë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat.
Në një shkrim të saj, gazeta britanike thekson se votimi do të mbahet në Bruksel javën e ardhshm, ku do të vendoset për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke e futur atë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Megjithatë, shkruan gazeta, disa deputetë konservatorë i druhen frikës se do të vërshojnë mijëra njerëz drejt Britanisë së Madhe nga Shqipëria, një vatër e krimit të organizuar dhe e trafikut të njerëzve.
Kryeministri britanik, David Cameron ka sugjeruar më parë ndryshimin e rregullave të BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve, ku sipas tij, punëtorët që vijnë nga shtete e tjera nëse nuk kanë të ardhurat mesatare të krahasueshme me ato të Evropës perëndimorë, të mos lejohen të hyjnë në Britaninë e Madhe.
Në dhjetor, Britania ishte një nga vendet që nuk miratoi dhënien e statusit por Shqipërinë, duke u shprehur se duhet ende kohë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





