Teksa u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, zbardhen disa nga vendimet që do të merren sot nga demokratët.
Në statutin e PD-së, reflektohen disa ndryshime dhe mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.
Në këtë nen vërehen disa ndryshime siç janë fakti se kush e drejton partinë kur nuk ka kryetar, ndërsa tashmë rolin e kryetarit mund ta bëjë dhe nënkryetari. Teksa më herët me propozim të sekretarit të Përgjithshëm, kur mungonte autorizimi nga kryetari, Këshilli Kombëtar zgjidhte njërin nga nënkryetarët, tashmë është hequr kjo hallkë dhe kompetencat i kanë kaluar Kryesisë së partisë. Po ashtu, në statut janë hequr ish-presidentët, ish-kryeministrat, të cilët nuk do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, por vetëm anëtarë të Kuvendit.