11 shkurt 2014 – Anulohet vizita e planifikuar me 13 shkurt ne Tirane e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle. Nga Brukseli bëhet e ditur se komisioneri Fyle nuk do të vizitojë Tiranën për shkak të angazhimeve të tij në përpjekje të Bashkimit Europian për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Pritej që me 13 shkurt Fyle të zhvillonte takime me krerët më të lartë ët shtetit shqiptar si dhe të vijonte dialogun e nivelit të lartë që nisi pak kohë më parë gjatë vizitës së tij të fundit në vendin tonë. Temë e rëndësishme e këtij dialogu është paketa prej 5 pikash e rekomandimeve të BE, që duhet të plotësoje vendi ynë, para hartimit të raporti të ri të Komisionit Europian përsa i përket vendimit që do të merret për statusin e vendit kandidat. Gjithsesi prioritet i Fyles tani është Ukraina, ndaj dhe është shtyrë vizita ne Tiranë.
Stefan Fyle anulon vizitën në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë





