Këngëtari korçar, Stefi Prifti ka një arsye shumë të veçantë sot të ndihet një baba krenar.
Vajza e tij e madhe Maria është diplomuar shkëlqyer në degën e kantos, soprano. Fotoja që Stefi ka postuar në Instagram, flet vetë. Lumturia e një babai të sukseset e vajzës është aq e madhe, sa ai nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gëzim edhe me fansat e tij. Këngëtari falenderon të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e diplomimit e në veçanti pedagogun e vajzës së tij Josif Gjepalin. Dhurata më e bukur për Maria Priftin ishte një buqetë me lule nga motra e saj e vogël, Joana.






