Kishte ndenjur për ditë me radhë në pritje të padronit të saj, por një moment vendosi se kishte ardhur momenti që të shkonte me çdo kush ta takonte në spital, atje ku burri ishte i shtruar pasi ishte prekur nga koronavirusi. Fatkeqësisht i zoti i saj kishte ndërruar jetë, ndërsa Stella, pastori gjerman 7-vjeçar u gjet jashtë pavionit të spitalit Cisanello në Piza, ku ai kishte qëndruar i shtruar në terapi intensive. Askush nuk di të thotë sesi qeni ka mbërritur aty, sepse i është dashur të përshkonte kilometra të tëra.

Stella ishte larguar nga shtëpia ku qëndronte së bashku me prindërit e të zotit të saj. Historinë e saj e tregoi një shoqatë që merret me mbrojtjen e kafshëve, vullnetarët e së cilës iu futën punës për t’i gjetur një familje dhe një shtëpi të re.

Për fat të mirë, për Stellën shumë shpejt u gjet një familje e re, ajo është adoptuar në një i afërm i padronit të saj të dashur.