Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. 

Arben Gjata është paraqitur në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës. 

Ndaj rektorit të Universitetit të Mjekësisë është caktuar masa detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore. 

Arben Gjata, i cili është edhe shefi i kirurgjisë eshte një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit. 

Në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015, ai ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.