Sophie Kastriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e cila po ndjek karrierën e saj si këngëtare jashtë vendit.
Ajo herë pas here poston në Instagram video teksa i këndon Shqipërisë duke dëshmuar se nuk e harron origjinën.
Sot, IconStyle shkruan se Sophie ka qenë dikur në një lidhje dashurie me reperin e njohur shqiptar, Skivin (Visar Shala).
Bëhet fjalë për vitin 2017, kohë kur janë publikuar edhe disa foto të vjetra të çiftit, të cilët thuhet se i dhanë fund marëdhënies së tyre për shkak të distancës.
Mirëpo kjo histori tashmë është e harruar për Sophie, e cila e pyetur nga një ndjekëse në InstaStory se çfarë marrëdhënie ke me Skivin, i përgjigjet:
“Kush është Skivi?”





