Momente paniku gjatë stërvitjes së kampionit olimpik italian të garës me kajak, Daniele Molmenti. Ai ndodhet në Australi ku dhe po zhvillon fazën përgatitore për Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Por ai është detyruar ta lërë në mes stërvitjen, pasi pak minuta pasi ka zbritur në rrjedhën ku zhvillohej stërvitja, një gjarpër i ka prerë rrugën.

Bëhet fjalë për “brown snake”, gjarprin e dytë më helmues në botë dhe shkaktarin kryesor të viktimave në Australi. “Po zbritja përgjatë rrjedhës me kayak, kur pashë të më bënin shenjë dhe bërtitur për të ndalur stërvitjen. Po i afrohesha një porte, kur vura re se një gjarpër 1.5 metra i gjatë ishte mbi ujë dhe lëvizte me shpejtësi pikërisht drejt zonës ku do të shkoja edhe unë. Hapa krahun dhe lashë stërvitjen në mes”, tha Molmenti, që tregon se organizatorët ndalën rrjedhën e ujit, në mënyrë që gjarpri të dilte në breg e të vazhdonte rrugëtimin e tij. “Ishte diçka e frikshme, pasi edhe kur u largua gjarpri ishte agresiv ndaj gjërave përreth tij”, tha Molmenti.