Teuta ka zhvilluar një fazë përgatitore në kushte të shkëlqyera në Itali, ku gjatë qëndrimit prej tre javësh ka testuar veten edhe me disa miqësore. Tekniku Gugash Magani shton se e gëzon fakti që ekipi është i plotë dhe u kthye nga Italia pa dëmtime.
Nga sezoni i kaluar te Teuta kanë qëndruar vetëm disa futbollistë dhe për stafin teknik puna do të jetë më e madhe për të ndërtuar një formacion fitues me ndryshimet e shumta në merkato.
Merkato është e hapur deri në 31 gusht dhe Magani nuk e përjashtëson mundësinë për afrimin e një sulmuesi, ndërsa theksoi se serbi Haxhibulic nuk e bindi për të mbajtur peshën e sulmit për edicionin e ri të Superirores.
Të martën në mëngjes ekipi i Teutës është nisur drejt Maqedonisë dhe do të qëndrojë në vendin fqinj për një periudhë dy javore.