28 maj 2014 – Kombëtarja e Zvicrës po vijon përgatitjet për Kupën e Botës "Brazil 2014", por ai që po bën bëhet gati në mënyrën më të veçantë është portieri 30-vjeçar i Wolfsburg, Diego Benaglio.

Gardiani helvet doli në stërvitjen e fundit me skuadrën me syze dielli të vëna në kokë, ndërsa seancës së kombëtares zvicerane nuk mund ti mungonte as simboli i vendit, lopa.

Zvicra bën pjesë në Grupin E të Botërorit bashkë me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasi, ndërsa pjesë e tyre do të jenë edhe 5 futbollistë shqiptarë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/