Ushtarët nga Batalioni RC-E Maneuver, që veprojnë nën misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zhvilluan një ecje të komandës së incidentit, e cila shërbeu për provimin e procedurave dhe metodave të koordinuara për të siguruar gatishmëri të lartë operacionale dhe reagim efektiv ndaj çdo sfide të sigurisë.

Sipas KFOR-IT, ky aktivitet stërvitor synon të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, duke rritur kapacitetin për të menaxhuar incidente dhe situata emergjente.

Stërvitjet e tilla mbështesin misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efikas në çdo rast që lidhet me sigurinë publike. /Kosovapress