Kategoria Superiore është ndalur me afat të pacaktuar si shkak i Covid-19 dhe lojtarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre për shkak të Coronavirusit.
Në këto kushte, Sherif Kallaku, lojtari i Teutës dhe Kombëtares sonë U21 e duket se e ka gjetur zgjidhjen.
21-vjeçari ka publikuar një video teksa ngjit shkallët e pallatit, kombinuar kjo me ushtrime të tjera.
Në një kohë kur ende nuk ka një datë për rifillimin e garës, Sherif Kallaku vijon të mbajë formën e duhur me mjete rethanore.





