Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu ka njofuar se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai shkruan se gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi.

“Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” në Bullgari përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi. Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Vengu.