Steven Gerrard është shumë pranë akordit për të nisur për herë të parë punën si trajner në një klub futbolli. Legjenda e Liverpoolit, i cili ka nisur prej muajsh aventurën si trajner i të rinjve të klubit anglez pritet të ulet në stolin e Glasgow Rangers, ku mësohet se ka një marrëveshje me drejtuesit skocezë.

Madje Gerrard ka bërë gati edhe listën e merkatos për sezonin e ardhshëm ku Glasgow do të nisë betejën ndaj rivalëve të përjetshëm të Celtic.

Interesant fakti se trajner i skuadrës rivale në Skoci është një tjetër ish-trajner i Liverpoolit, Brenda Rodgers, që ka drejtuar në “Anfield Road” në vitet 2012-2015. Por ekipi i Celtics ka më shumë se një dekadë që dominon futbollin në Skoci.