Gjumi është një ndër proceset më të rëndësishëm të jetës e të përditshmërisë. Prandaj po kaq e rëndësishme është edhe cilësia e tij përgjatë gjithë jetës.
Ekspertët këshillojnë shpesh që të keni kujdes me gjumin pasi është një nga faktorët kryesorë të shëndetit të mirë.
Mungesa e tij lidhet ngushtë me shtimin në peshë dhe obezitetin si tek të rriturit ashtu edhe fëmijët.
Një gjumë i keq ndikon gjithashtu edhe nivelin e horomoneve në trup, memorien dhe shëndetin tuaj kardiovaskular.
Si mund të flini më mirë?
Përveçse të mbani larg stresin e të keni një krevat të rehatshëm, çfarë mund t’ju ndihmojë në këtë proces janë ushqimet.
Në veçanti ato që janë të pasura me melatoninë siç janë edhe stikat për të cilat do të flasim në këtë artikull.
Melatonina njihet ndryshe si hormoni i gjumit dhe vepron drejtpërdrejt në qetësimin e sistemin nervor dhe muskujve tuaj, duke rritur kështu cilësinë e gjumit.
Një nga burimet më të mëdha të melatoninës natyrale janë pikërisht stikat e vogla me ngjyrën karakteristike jeshile.
Sipas një studimi të vitit 2014 mbi pagjumësinë të publikuar në revistën Nutrients, në vetëm 100 gramë stika të qëruara gjenden rreth 23 mg melatoninë.