Fama e stilistit të njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti i ka kaluar kufijtë shqiptarë.

Edhe pse prej kohësh ka veshur emra shumë të njohur në mbarë botën, bashkëpunimi i fundit i ka habitur të gjithë. Sahiti ka stiluar edhe për yllin e muzikës hip-hop Cardi B.

Reperja është bërë pjesë e një spoti publicitar, ku janë përfshirë dhe shumë personazhe të tjerë të njohur, dhe ajo ka zgjedhur që të veshë një fustan të zi të punuar nga stilisti shqiptar.

Një vit më parë, reperja e famshme filloi të ndiqte Valdrin Sahitin në Instagram dhe më pas stilisti i ftuar në "Xing me Ermalin" zbuloi se Cardi B kishte kërkuar numrin e tij të telefonit dhe se të dy kishin komunikuar në Whatsapp.