Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” në Durrës është çelur një ekspozitë nga stilistja Iliriana Zahiri, në të cilën është përmbledhur përvoja dhe kontributi 10-vjeçar i saj në këtë rrugëtim artistik.

Në të janë ekspozuar punimet artistike të autores, fustane të ndryshme, skicë-idetë e përdorura në punimet e kryera si projekte skicimesh për punimet e ardhshme.

Pas 10 viteve përvojë, Iliriana sjell në kujtesë edhe shtegtimin e saj artistik ndër vite. Një përvojë e konkretizuar në fustane të bukura sipas shijeve bashkëkohore. Ajo flet edhe për rrugëtimin e formimin e saj profesional në gjurmët e pasionit të hershëm që kishte.

Ekspozita u ndoq me vëmendje nga miqtë dhe kolegë të shumtë të Ilirianës.

K.H.