16korrik 2015 – Këngëtarët e trevave shqiptare në këto ditë të nxehta vere i janë rikthyer Durrësit. 
Stina e nxehtë e bën qytetin buzë Adriatikut një nga stacionet më të preferuara të të rinjve, që janë edhe ndjekësit më të zjarrtë të evenimenteve muzikore.
Lokalet  në zonën bregdetare të qytetit dhe të plazhit kanë nisur të prezantojnë të ftuarit e javëve të ardhshme.
 
Nuk dihet se sa do të jetë numri i fansave që do të mbushin edhe këtë vit klubet dhe diskotekat e plazheve në Durrës, Golem apo gjirin e Lalzit. 

Po ashtu nuk dihet se cilat do të jenë pagesat për këngëtarët e ftuar, të cilët vitin e kaluar kanë fituar nga 500-2000 euro në çdo koncert.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/