29 korrik 2015 – Bulevardi “Epidamn” në Durrës, i njohur gjërësisht si Rruga Tregtare, këtë verë nuk është bllokuar si çdo vit për t’u ardhur në ndihmë kalimtarëve pushues.
Bashkia e qytetit bregdetar ka vendosur që rruga të qëndrojë e hapur për lëvizjen e automjeteve edhe në mbrëmje, atëherë kur fluksi i lëvizjes së kalimtarëve pushues është shumë i madh.
Vendimi lidhet me pamundësinë e qarkullimit alternativ të autoveturave, të cilat pas zbatimit të projektit në sheshin “Liria” janë të detyruara të vazhdojnë lëvizjen në aksin rrugor nga porti detar deri te Mauzoleumi i Dëshmorëve, pa pasur mundësi devijimi drejt rrugës “Egnatia”.
Shumë vite me radhë bulevardi “Epidamn” gjatë stinës së verës nga ora 20:00-23:00 vihej krejtësisht në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve, duke bllokuar trafikun e automjeteve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





