Që nga fillimi i muajit gusht në kalatën nr 4 të portit të Durrësit janë ankoruar 70 jahte dhe motoskafe turistikë, bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit në APD.

Vizitat e jahteve në Durrës janë shtuar ndjeshëm gjatë stinës së verës dhe sipas të dhënave statistikore që nga fillimi i muajit qershor në portin më të madh të vendit janë akostuar 264 jahte dhe motoskafe gjithsej. 

Numri i motoskafeve dhe jahteve me personel nga vende të ndryshme të botës, që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet Durrësit është rritur ndjeshëm gjatë tre muajve të fundit, kur APD morri masa që e gjithë kalata 4 të vihej në dispozicion të anijeve turistike.

Ndërkaq, mësohet se që nga fillimi i vitit numri i jahteve të ankoruara në Durrës ka arritur në 318