DURRËS, 23 TETOR 2014 –  Në një studim të prezantuar në European College of CNP Congress në Berlin, thuhet se muaji në të cilin kemi lindur është përcaktues në gjendjen tonë të humorit. Madje, sipas kërkuesve dhe autorëve të këtij studimi, stina në të cilën kemi lindur,

mund të rrisë mundësitë që të kemi probleme deri edhe me shqetësime të tjera me karakter psikologjik.

Kështu, ata që kanë lindur në dimër janë të destinuar të jenë gjithnjë të trishtuar për shkak të klimës së stinës kur ka qëlluar të lindin, apo faktit të mungesës se ndriçimit diellor gjatë kësaj stine.

Në fakt gjërat duket se nuk janë kaq të thjeshta. Personat që kanë lindur në verë, përkundrazi, kanë më shumë lëkundje të humorit në krahasim me ata që kanë lindur në dimër, ndërkohë që ata persona që kanë lindur në pranverë-verë, ka më shumë gjasa të jenë më pozitivë.

Ata persona që kanë lindur në dimër, në të rritur ka shumë mundësi që të bëhen persona që nervozohen më lehtë. Po kështu, ata provuan se njerëzit që kanë lindur në vjeshtë, e cila përkon me stinën më melankonike e të trishtë të vitit, të ndjehen përgjithësisht me humor të dobët dhe pa besim në vetvete.