Momenti kur merr vesh se edhe pak ditë do të bëhesh prind është gjithnjë emocionues, por ka raste kur momente të tilla janë shumë të papërshtatshme. I tillë ka qenë edhe rasti kur Sinine ka marrë vesh se së shpejti do të bëhej baba. Ernest Duka ka zgjedhur të zbulojë më shumë detaje për momentin kur mësoi nga nëna e fëmijës se do të bëhet baba.
“Ishte një moment i papërshtatshëm se isha në një ‘stage’, pasi po përgatisnim skenën e një club-i për koncert. Në atë moment vjen nëna e fëmijës tim dhe më thotë: ‘Të lutem ka mundësi një minutë’! I thashë prit se kam pak punë, por më tha se ishte urgjente. E pashë me lot në sy, por nuk donte të jepte veten para të tjerëve. Zbrita një moment nga skena, dhe ky ishte momenti që më dha lajmin e shtatzënisë. I thashë ‘Haleluja’, por nuk dija si të sillesha të them të drejtën sa i takon pjesës emocionale”- tregon Stine për momentin që e ka emocionuar dhe e ka bërë shumë të lumtur.





