Është i martuar dhe babai i një vogëlusheje të quajtur Estia, por pavarësisht kësaj, Stine ka ndërmarrë udhëtimin e jetës dhe bashkë me të nuk është as bashkëshortja dhe as vajza e tij.
Këngëtari i njohur ka udhëtuar drejt Kubës dhe po shijon rrezet e diellit fantastik të këtij vendi turistik.
Megjithatë, shoqëruesit e tij në këtë vend ëndrrash nuk janë familjarët, por miqtë e Stines, shkruan “Xing.al”.
Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, të momenteve më të bukura të udhëtimit dhe kohës së argëtimit që po kalon me miqtë.