Prej kohësh, kantautori Stine ka qenë në një lidhje me partneren e tij Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë Estia.
Por duket se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë Stine përmes një foto në Instagram, ku shkruan: “Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!,”- përfundon Stine në rrjete sociale.





