Tashmë është zyrtare, Stivi Frashëri e mbyll me skuadrën e Teutës.

Ishte vetë portieri i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije këtë vendim duke u larguar përfundimisht nga radhët e skuadrës durrsake.

Gardiani 30-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të “djemve të detit” për dy vite, ku më parë gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadra si Kukësi, Flamurtari, Bylisi, Tirana dhe Arisi i Selanikut.

“Dy vite plot sukses me kete fanelle ,dy vite ku une si lojtar profesionist fitova gjithcka qe kampionati shqiptar ofron … Erdhi momenti qe te hedh nje hap te ri drejt nje sfide te re. Me kujtimet me te bukura te mundshme nga klubi @kfteuta.official , plot 3 Trofe ne kaq pak kohe , kjo eshte nje “Mirupafshim” miqte e mi durrsak. Faleminderit ! SF77”