11 janar 2015 – Nuk ka ulje, Galatasaray kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë holandezin Wesley Sneijder, objektivi numër një i Juventusit gjatë kësaj merkatoje janari. Për këtë arsye, kampionët e Italisë duket se do të ndryshojnë strategji pasi nuk pranojnë që për 31-vjeçar të paguajnë më shumë se 6-7 milionë. Ndaj Juventusi ka filluar të shohë për emra të rinj.
I pari që ka qarkulluar që mbrëmjen e djeshme ka qënë armeni i Borussia Dortmund Henri Mkhitaryan, por vështirë se Klopp do të heqë dorë lehtë prej tij. Kështu hipoteza tjetër të çon te Adnan Januzaj, talenti 19-vjeçar i Manchester United, i kërkuar edhe nga Interi që mori Podolski dhe Shaqirin, shkruan "La Gazzetta dello Sport".
Ndërkohë në sfond vazhdon të qëndrojë talenti i Anderlecht, Dennis Praet.





