Momentalisht Lacio ndodhet në vendin e parë në Serinë A, edhe pse Juventusi ka një ndeshje më pak, pozicion për të cilin ka kontribuar me pritjet e tij dhe shqiptari Tomas Strakosha.Gardiani kuqezi renditet i 3-ti në Europë për sa i përket shakllës së pritjeve në ndeshjet e zhvilluara deri tani, sipas faqes së njohur për statistikat në futboll “Who scored”.
Me pritjet e tij të jashtëzakonshme, Strakosha renditet një vend më pak se super portieri i Liverpulit, Alison Beker, i cili vlerësohet vetëm 1.6% më mirë.Listën e kryeson portieri i Montepeler , Geroine Ruli , ndërkohë portieri i Borusia Monçegladbah, Ian Somer renditet i 4-ti në listën me 5 portierët më të mirë që mbyllet me portierin e Atletiko Madridit, Jan Oblak.





