Thomas Strakosha largon Federico Marchettin dhe Ivan Vargic-in nga Lazio. 22-vjecari shqiptar i cili rezultoi një nga suprizat më të bukura të këtij sezoni jo vetëm te skuadra bardhekaltër por në të gjithë Serinë A i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij aq sa drejtuesit e Lazios kanë vendosur të prishin kontratat me dy portierët e tjerë që kanë në skuadër. Sipas asaj që raporton Lalaziosiamonoi.it, presidenti Claudio Lottito i ka dhënë ok-in, drejtorit sportiv Igli Tare për të larguar nga kryeqyteti italian, ish portierin e përfaqësues së kaltër Federico Marchetti dhe kroatin Ivan Vargic, pasi edhe sezonin e ardhshëm ashtu si në pjesën më të madhe të sfidave të këtij edicioni titullar në portën e skuadrës bardhekaltër do të jetë Thomas Strakosha.

Në fakt 22-vjeçari i përfaqësues shqiptare do të ketë në krah një tjetër portier ekspert të cilin Lazio do ta afrojë në këtë merkato por edhe ky fundit do të bëhet e pjesë e bardhekaltërve për të qenë zëvendësi i Strakoshës dhe për ta ndihmuar kuqeziun me ekperiencën e tij. Me 25 paraqitje në total gjatë këtij sezoni mes Serisë A dhe Kupës së Italisë, talenti shqiptar ka fituar jo vetëm zemrat e tifozëve të Lazios por edhe besimin maksimal të trajnerit Simone Inzhaghi dhe drejtuesve të klubit. Ajo paraqitje fantastike e Strakoshës në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, ku portieri shqiptar evitoi një humbje me shifra shumë të thella për Lazion, do të kujtohet gjitmonë si nga sfidat, ku 22-vjecari shqiptar u konfrimua se një portier me cilësi të jashtëzakonshme.