Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku është shprehur se shumica anëtarëve të PD-së kanë firmosur kërkesën për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Ai u shpreh se firmat janë dorëzuar tek kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, teksa tha se kushdo që ka dyshime mund të shkoj t`i shohë, ndërsa verifikimin e firmave tha ai e bën Kuvendi me 11 dhjetor.

“Sic jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për të mbledhur Kuvendin. Kuvendi është organi më i lartë që drejton PD dhe në të gjitha rastet firmat do të verifikohen. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij.

Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Me kryetar Edi Palokën. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD.”,- tha Strazimiri.

Përsa i përket deklaratës së Bashës për një puç të qeverisë brenda PD-së, Strazimiri tha: Puç është ai që nuk respekton rregullat e partisë. Të lexosh pikata e statutit të PD që e ka miratuar vetë zoti Basha.