Tiranë, 16 qershor 2014 – Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar në “Facebook” në lidhje me aksionin e policisë në Lazarat, duke ironizuar konferencën e shtypit të ministrit të Brendshëm dhe komentet e kryeministrit Rama në rrjetet sociale.
“Epo dhe ky "superoperacioni" në mes të ditës në Lazarat me kamera, gazetarë, konferenca shtypi me "skenografi afgane" dhe me statuse kryeministrore ne FB për punë "bari", në një kohë kur kokaina "pale' ku bredh me kalë"…avion a anije, madje me tonelata ..?! Se ç'kam një frikë se po bëjnë ndonjë "superaksion" kokaine ndërkohë…si ai në Divjakë… T'i kishte shpallur luftë drogës ky, siç thotë, nuk do e kishte mbushur policinë dhe çdo vend në administratë e deri në parlament me narkotrafikantë…!!!”– shkruan Strazimiri.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





