TIRANË, 18 mars 2013 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar kryeministrin e Shqipërisë për ndihmën e dhënë në strehimin e 210 muxhaedinëve që ndodhen në Irak.
Deklaratat vjen nga zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland, e cila ka falënderuar kryeministrin Berisha për gjestin e tij human, teksa ka vlerësuar Shqipërinë si një partner i fortë i SHBA për paqe në Irak.
Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje grupit iranian të pranojë ofertën e Berishës. Qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak, por vetëm një ditë më parë oferta e Shqipërisë është refuzuar pasi në kamp qëndrojnë rreth 3000 persona, dhe ata nuk pranojnë që të ndahen, kërkojnë të shpërngulen të gjithë së bashku.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





