Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën. Mësohet se mbi të riun rëndojnë akuzat për armëmbajtje paleje si dhe mbështetje të personave të shpallur në kërkim. Disa ditë më parë në banesën e tij është arrestuar i ‘forti’ i Niklës, Mariglen Haka iakuzuar për disa vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.
Marklen Haka, anëtar i bandës kriminale të Niklës është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.
Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.