7 dhjetor 2015 – Stresi ka pranuar se ka sulmuar fizikisht këngëtarin Stine, por kjo ngjarje nuk përfundon më kaq, shprehet ai për “Telegraf”. Ai thotë se Stine i preu në besë dhe tani e tutje është në hasmëri me të.
“Do ta rrah sërish, i ka prerë biletën vetes, vetëm nëse rri me polici 24 orë se kështu personalisht nuk do ta kem problem”, tha reperi duke e quajtur të pabesë Stinen.
“Njerëzit e pabesë kështu e meritojnë, t’i degjenerosh sa herë t’i shohësh”.
Tutje rep artisti shtoi se ai dhe Stine më parë kishin raporte të mira madje kishin bashkëpunuar edhe në muzikë, por tani e tutje gjërat janë ndryshe.
“Kemi punuar bashkë, kemi ngrënë bukë bashkë, por na preu në besë dhe kjo ul poshtë gjithçka. Ishte edhe ai dikur i rëndësishëm për mua e lëre Florin”, tha në fund Lushaj.
Mësohet se Stresi ende nuk është thërritur nga policia dhe nuk është demoncuar ende nga Stine, i cili thuhet të ketë mohuar se ka sulmuar Florin duke thënë se se ai ishte vetë plagosur.
/portali DurresLajm/