Rreperi Stresi i ka dhëne sot fund armiqësise mbi 1-vjeçare me moderatoren Einxhel Shkira. I ftuar ne E Diell moderatorja Nevina Shtylla i kërkon Stresit që të kërkojë një falje publike për Einxhel Shkirën për çdo gjë që ka thënë për të.
Stresi: Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’.
Por si nisi kjo “armiqësi”?
Në dhjetor 2020 Stresi e ofendoi atë me anë të një postimi në Instastory, pasi ajo mbajti qëndrim kundër protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
“Kur flet dhe ti që të vjen era k… nga goja. Më vjen keq që të jap mundësinë me repliku, por dijeni që jeni turpi i Tironës o Shkira harrove që të njoh??? Ske lënë k… ka thy dhe del një kurvë si ti dhe bën prrrr prrrr“- ishin fjalët e reperit.
Shkira iu pergjigj “I bie që të paska zënë malli ose e ka zënë malli”. Me nota ironie, ajo gjithashtu shkruante se “aventurat e burgut jam kurioze të dëgjoj o bad boy”, ndërsa ka vendosur dhe një emoji sapuni.
Einxhel e ka përmendur Stresin në “Big Brother VIP” duke i thënë Sarah Berishës se ai i ka kërkuar falje, gje qe u mohua nga rreperi.
“Në një mënyrë apo në një tjetër ti je zero mi goce. Hahaha zemër s’kam kërkuar falje përveç së vërtetës. Ke taku Salën jo mu, çdo prind kërkon falje po ti shkosh te shtëpia. Po unë Arkimed Lushaj jo”, ka shkruar reperi.