14gusht 2015 – Lufta midis Noizyt dhe Stresit nuk ka fund.  Reperi Noizy dhe Çiljeta do sjellin së shpejti bashkëpunim ‘Gangsta Love’.

Por Stresi ka provokuar me një foto në rrjetet sociale duke pozuar me një kukull të zezë që e ka quajtur si djalin e tij. “Ju Prezantoj Me Djalin Tem Zorra i ka Ngjajt Mamit te vet por e kam djalë skam Nga ta Coj..proud For U Ma Boy ..Africano Albanez”­shkruan ai në foto.

Por në rrjetet sociale, komentuesit shkruajnë se reperi i referohet me këtë shaka djalit të Çiljetës, Fernandos i cili është, siç thotë këngëtarja i ‘miksuar’. (Dita)