21 qershor 2015 – Pas disa muajsh ne arrati, policia e Tiranës ka kapur sot këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit, Stresi.
Ai u kap para qendrës së votimit në shkollën ‘Partizani’ në kryeqytet, dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin nr. 4.
Nuk dihet nëse këngëtari do të shkonte për të votuar apo jo, pasi u kap pikërisht pranë një qendre votimi.
Mësohet se Stresi nuk u bëri rezistencë forcave të policisë. Këtu përfundon dhe aventura e tij në arrati.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/