8 korrik 2015 – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë muaj burg për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi”.
I akuzuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë (1 muaj burg) dhe për drejtim mjeti pa patentë (5 muaj burg), Stresi ka kërkuar mëshirë nga trupi gjykues. Është shfaqur i penduar dhe ka premtuar se nuk do ta bëjë më një veprim të tillë.
Vendimi për të do të jepet në seancën e radhës më 16 korrik.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/