Kohët e fundit nga postimet e bëra në rrjetet sociale, Stresi ka treguar një anë tjetër të personalitetit të tij. Ai është treguar i ndjeshëm dhe mbi të gjitha ka treguar lidhjen e fortë që ka me familjarët. Në postimin e fundit në Facebook, Stresi shkruan një urim të ndjerë për babin, i cili feston ditëlindjen.

“Vitet e tua s’janë pak, por s’janë as shumë… E nëse nuk do ishe, do më duhej të  shpikja një babë si ti, kështu siç vetëm ti di të jesh, uragan i fortë, zemër madh e rrebel! Ah sa u mërzita kur të pashë në dhomë që po vij syzet për të lexuar sms, kur të pashë tek po matje tensionin, bab vitet e tua më dhembin edhe pse ti nuk ndryshon asnjëherë! Shpesh dua të bërtas me të madhe, ti them gjithë botës jam djali më me fat se kam babën më të mirë! Faleminderit që u bëre për Dean gjysh, babë, shok, kujdestar dhe idhulli i saj! Sali Lushaj, për ty dua të besoj orakujt, zotat e perënditë e t’ju lutem çdo sekondë e minutë që të jetosh përherë me ne! Askush nuk do të më dojë e nuk do dua si ty! Gëzuar ditën e lindjes, të përqafojmë shumë,” ka shkruajtur reperi.