Duket se ku janë telashet, është i pranishëm gjithnjë emri i reperit Stresi. Teksa ka hyrë e ka dalë nga komisariatet e policisë për vepra të ndryshme penale, këtë radhë do të procedohet penalisht për një incident me regjisorin Leonard Bombaj.
Policia e Tiranës bëri me dije se një ditë më parë në mes të Tiranës, Stresi i ka hedhur një kovë me ujë regjisorit Bombaj dhe e ka fyer. Sherri mes të dy personazheve nuk dihet se për çfarë arsyesh ka ndodhur. Ka qenë ora 11:30 kur në rrugën “4 Dëshmorët” po mbahej një aktivitet, dhe Stresi ka ofenduar regjisorin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L.B.