Ngjarjet mes reperëve shqiptarë duket se nuk kanë të sosur. Pas sherrit të mëhershëm mes Cllevio-s dhe Noizyt, së fundmi ka ndodhur një tjetër përplasjes Arkimed Lushaj i njohur si Stresi dhe një tjetër ish anëtari të grupit TBA.
Mësohet se persona të afërt me Stresin kanë dhunuar ashpër ish anëtarin e TBA-së i cili deri pak ditë më parë, publikonte video ku ofendonte rëndë edhe Noizyn pas sherrit të këtij të fundit me Cllevion.
Konflikti mes Stresit dhe BMT duket se ka nisur shumë më herët, pasi ky ifundit e kishte ofenduar me fjalë të rënda për familjen e tij.
Reperi ishte shprehur se nuk do të shpëtonte paq pasi BMT e kishte sharë disa herë në rrjete sociale. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, ka shkruar Stresi krahas fotos së tij. Ndërkohë, Stresi ka folur lidhur me këtë ngjarje dhe me Noizyn.
Gjatë një live që kanë realizuar së bashku, ky i fundit dëgjohet duke thënë se duhet ta lënë me kaq. Ndërsa Stresi shton: “Familja është e shtrenjtë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.