11 maj 2014 – Rreperi Stresi këtë herë është kapur me këngëtarin kosovar, Mc Kresha, të cilin e shan në një video nga motra, pasi mendohet se reperi kosovar ka thumbuar reperat shqiptarë.

Stresi thotë se e ka rrahur Mc Kreshën në 2011-n para ish të dashurës së tij, Rozana Radi. Ai thotë në video se sot udhëton drejt Prishtinës dhe të hënën do të takohet me Mc Kreshën, nëse ai pranon.

Stresi ndërkohë e kërcënon atë, duke thënë se Mc Kresha nuk ka për të shkelur më në Shqipëri.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/