Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që shqyen dyert e selisë së PD-së, goditën me gurë duke thyer xhamat e përdorën mjete të forta.
Mes tyre ka qenë edhe reperi Stresi, i cili përmes një video në Instagram ka treguar se ndodhet në furgonin e forcave blu.
“Nëse kam gjujt një gurë keni drejt me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo?? I bëj thirrje mediave”, ka shkruar Stresi.
Reperi njihet për përfshirjen e tij në protesta. Pas rastit të Klodian Rashës, Stresi u largua nga Shqipëria për disa muaj dhe kur u kthye tha se nuk do të merrte më pjesë në protesta.
Por ditën e sotme duket se i është bashkuar thirrjes së Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën.





