Reperi Stresi (Arkimed Lushaj) është shpallur fitues i edicionit të parë Big Brother VIP Kosova duke marrë kështu çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.

Ai qëndroi për 103 ditë brenda shtëpisë dhe në fund ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

200 mijë euro ishte çmimi i madh i fituar, por 10 mijë euro do të shkojnë për secilin finalist të këtij edicioni.

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi.

Pas tyre, e treta që la garën e madhe dhe çmimin ishte modelja nga Drenica, Xhuli Nura.